U bëjnë thirrje qytetarëve të lajnë duart, por në spitale po u bëhet nami/ 9 mjekë dhe infermierë të prekur me Covid 10 në urgjencën e Tiranës

Shpërndaje

44 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, mes të cilëve dhe 9 mjek dhe personel shëndetësor, të cilët janë pjesë e Urgjencës Kombëtare.

Këto të dhëna të frikshme tregojnë dhe njëherë tjetër, atë që është thënë vazhdimisht, se spitalet në vendin tonë janë duke u kthyer në vatra të rrezikshme të përhapjes ëë Covid 19, njësoj siç ndodhi në Shkodër, apo në repartin e sëmundjeve të brenshme në QSUT.

Në një kohë kur ministria iu bën thirrje qytetarëve që të lajnë duart dhe të kujdesen për masat e higjenës personale, duket se vetë mjekët i kanë neglizhuar këto masa, ose në rastin më të keq janë duke u përballur me mungesë kapacitetesh mjekësore si maska apo doreza.

Prekja e spitaleve, nuk është alarmante vetëm për numrin e personelit mjekësor, por edhe për faktin se në spitale ka një qarkullim shumë të madh qytetarësh, të cilët mund ta çojnë virusin edhe në qytete të tjera të vendit, siç ndodhi me një person nga Gjirokastra, i cili e çoi Covidin për herë të parë në qytetin jugor, pasi kishte qenë i shtruar në QSUT.

Një apel për mbajtjen e spitaleve të pastra ka pasur dhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili shprehet se duhet të mbrojmë sa më shpejt të jetë e mundur QSUT-në, pasi shumë qytete po rrezikohen pikërisht prej saj.

Postimi i plotë: DO TA MBROJME APO NUK DO TA MBROJME QSUT-ne? KJO ESHTE CESHTJA! Qe ne krye te heres eshte theksuar me force qe spitalet duhen mbrojtur me xhelozi. Jo vetem se japin sherbim ndaj epidemise, por edhe sepse kane mundesine te infektojne shume me gjere popullaten!

Kjo u vu re qarte ne Lombardi, ku gabimi ishte pikerisht mosmbrojtja e spitaleve! Nxirrni mesim nga Veneto qe i mbrojti spitalet me xhelozi! Mesoni nga ata qe kane pasur sukses!MBRONI SPITALET!

QSUT-ja i sherben te gjithe popullates shqiptare dhe si rrjedhoje zgjeron edhe zonen e riskuar prej kesaj vatre. MBRONI SPITALET! ASNJE KOMENT ME SHUME! 

Shumica e rasteve te ketyre diteve jane personel mjekesor dhe paciente te shtruar ne QSUT per arsye te tjera. Perveç kesaj, vatra e Matit, e Beratit, tani edhe Gjirokastra (e paprekur me pare) u ndezen me burim QSUT-ne. Edhe Shkodra, serish vatra eshte spitalore. 

A MUND TE MBRONI SPITALET JU LUTEM?! Cdo vemendje duhet kushtuar atje, askund tjeter! (/Faxweb.al)

Shpërndaje