U arrestua një natë më parë, policia e Shkodres njoftim zyrtar për ish efektivin e FNSH…

Shkodër/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Bie në prangat e Policisë një shtetas i dënuar me 11 vite burgim.

Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat “ në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Ylli Çeka, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e formës së prerë të datës 18.02.2016, e ka dënuar me 11 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas, në datë 11.12.2010, ka qëlluar me armë gjatë një konflikti dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E. V., i cili ka ndërruar jetë në spital.