SHÇBA ndaloi dje në mbrëmje, shefin e postës së Fushë Arrëzit, Izmir Duraku, i dyshuar për dhu në s.ek.suale në vitin 2015 brenda komisariatit ndaj një shtetaseje e cila kishte shkuar për të kryer një denoncim.
Por ky duket se nuk është rasti i vetëm kur Duraku, ka abuzuar me detyrën duke u kërkuar favore sek suale shtetaseve që shkonin për të dënoncuar në komisariatin ku ai ushtronte detyrën.
I tillë është edhe rasti i mbesës së shkrimtarit të njohur, Martin Camaj, shtetases Vera Camaj e cila vitin e kaluar ka denoncuar në gazetën Shekulli, Izmir Durakun për kërkim favoresh se.ks.uale, kur kjo e fundit ka shkuar në komisariat për të denoncuar dh unën bashkëshortore.