U arrestua gjatë operacionit “Metamorfoza”/ Astmer Bilali kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm…

Shpërndaje

Astmer Bilali një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, kërkon lirinë në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Nëpërmjet avokatit të tij, ai ka apeluar masën e arrestit në burg caktuar nga shkalla e parë, duke kërkuar masë më të butë sigurie.

Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit u arrestuan policë, biznesmenë dhe prokurori i Kukësit.

Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.

Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Nga operacioni Metamorfoza u prangos edhe ish drejtori i operacionales Oltian Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori Xhevahir Lika.

Shpërndaje