“U ankua për diskriminim…”/ Rama tregon kush ishte kryebashkiaku socialist që ngriti zërin në mbledhjen e Shkodrës…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat dhe kryebashkiakët e vendit, përfshi edhe ata të bashkive të djathta, u mblodhën këtë të shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, për të diskutuar mbi problematikat të cilat të zgjedhurit lokalë hasin në punë.

Në fjalën pas takimit, Rama u shpreh se kryetari i bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli ishte i vetmi që shprehu ankesat e tij ndaj një ministrie lidhur me finacimet për bashkinë. Sipas Ramës, ankesa e kryebashkiakut të Pogradecit tregon që ai punon dhe interesohet për bashkinë.

Për sa i përket Shkodrës kryeministri tha se ka shumë projekte përpara dhe se “Shkodra will be great again”, që do të thotë “Shkodra do të jetë sërish mirë”.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit u ankua si për diskriminim. Ai pati një kritikë në adresë të një ministrie për diskriminim.

Megjithatë unë kam qenë kryetar bashkie vetë, dhe kuptoja që çdo kryetar bashkie nuk do ishte i duhur nëse nuk ankohej se pse nuk marrim më shumë.

Ai nuk e tha por mendon se Korça ka marrë më shumë, Pogradeci më pak. Nuk kemi asnjë arsye që ne t’i shikojmë kryetarët e bashkive të djathtë, mua nuk me duken ashtu në fakt, mua më duken kryetarë të zgjedhur”, tha Rama.

Shpërndaje