Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur te pafajshëm Ergys Kolaverin, i cili u arrestua me bujë në vitin 2016, me akuzën se qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin, duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.
NJOFTIMI
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Më datë 30.07.2016, në mjediset e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEDP), Vaqarr, në orën 16:31, është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit. I akuzuar për këtë ngjarje është i pandehuri me iniciale E.K., i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, për motive gjakmarrje kundër shtetasit me iniciale G.D.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me çështjen penale me të pandehur E.K, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mësipërme, të parashikuar nga nenet 78/a-22, 88/1, 278/1, 279/2 të K.Penal, si dhe ndaj të pandehurit E.C, i akuzuar për kryerjen e verës penale të “Moskallëzimit të krimit”, të parashikuar nga neni 300/1 të K.Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr. 106, datë 08.11.2017 ka vendosur:
Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit për sa i përket masës së dënimit dhënë ndaj të pandehurit E.K dhe dënimin e tij përfundimisht me 30 vjet burgim.
Gjithashtu është ushtruar ankim edhe nga i pandehuri E.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit për sa më poshtë:
-Deklarimin si të pafajshëm, pasi nuk u arrit që të provohet fakti që ka kryer veprën penale të “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I pandehuri E.C ka paraqitur ankim, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit duke u deklaruar i pafajshëm.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 39 datë 26.03.2018 ka vendosur:
Kundër këtij vendimi, ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë Gjykatë.
Gjykata e Lartë, Kolegji Penal me vendimin nr. 00-2018-312 datë 12.09.2018 ka vendosur:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 01 date 23.12.2019 ka vendosur:
Në përfundim të gjykimit dhe shqyrtimit të ankimeve të përmëndura më sipër, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, me vendimin nr. 1029, datë 26.10.2022 vendosi:
* Ndryshimin e vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda si me poshte:
* Deklarimin e pafajshem te te pandehurit K per kryerjen e veprave penale te “Vrasje per gjakmarrje” mbetur ne tentative, parashikuar nga neni 78/a e 22 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shperthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Plagosja e rende me dashje”, parashikuar nga neni 88 paragrafi 1 te Kodit Penal.
* Deklarimi i pafajshem te te pandehurit C per kryerjen e vepres penale te “Moskallezimit te krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
*Lenien ne fuqi te vendimit Nr.106, date 08.11.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda per disponimet e tjera te tij.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit K nga qendrimi i tij nen masen e sigurimit “arrest ne shtepi”, nese nuk mbahet per ndonje veper penale apo mase sigurimi tjeter.