Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në lidhje me informacionin e dhënë mesditën e djeshme, për një aksident në fshatin Alijaj, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 60 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi motomjetin me drejtues shtetasin A. Rr., 47 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sektori i Policisë Rrugore ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Gj. M., 39 vjeç, banues në fshatin Shllak, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Statcioni i Policisë Velipojë ndaloi shtetasin B. M., 42 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh, pasi Gjykata e Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë së caktuar për të, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, nga “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” në “Arrest në burg”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.