Një avion më ndihma nga Turqia ka mbërritur këtë të martë në aeroportin Nënë Tereza. Bëhet fjalë për çadra, krevat portative apo dhe batanije për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Ambasadori i Turqisë në Tiranë tha se qeveria e tij është në pritje të përcaktimit të vendimit dhe kohës për të nisur rindërtimin e 500 banesave, siç premtoi presidenti Erdogan.
Sikundër edhe e dini angazhimin e presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 shtëpive, një përfaqësi e administrimit të banesave në Turqi ka kontaktuar me qeverinë dhe kemi nisur punën për të konkretizuar ndihmën tonë. Mbasi të vendoset ku do të ndërtohet ne jemi të gatshëm për të filluar punën në terren me qëllim ofrimin e një shtëpie të qëndrueshme të gjithë familjeve të prekura.
Ndihmat e sjella nga Turqia pritet të shpërndahen kryesisht në komunitetet rurale të cilat refuzojnë të largohen nga banesat e tyre.
Turqia ishte një ndër vendet e para që solli ekspertet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit, ndërsa më pas vijoi edhe me ndihma materiale dhe humanitare.