Turizmi arrin rekord, 5.2 milionë shtetas të huaj hynë në vend për janar-korrik…

Shpërndaje

Hyrjet e shtetasve të huaj kanë arritur nivele rekord në pjesën e parë të këtij viti duke treguar për një rritje të ndjeshme të aktivitetit të turizmit në vend.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se për periudhën janar-korrik 2023,m në vend kanë hyrë gjithsej 5.167.656 shtetas të huaj. Ky numër është rritur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Vetëm në korrik, Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.770.724. Ky numër është rritur me 26,2 %, krahasuar me Korrik 2022.

Të dyja këto shifra janë nivele rekord të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Sipas INSTAT, në Korrik 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.694.657 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Lindja e Mesme, përkatësisht me 45.821 dhe 14.805 shtetas.

Në Korrik 2023, krahasuar me Korrik 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 26,0 %;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22,8 %;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 63,3 %

Të dhënat e tjera, që janë të disponueshme deri në qershor treguan se peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj vijon ta mbajë Koosva, me 40% të totalit, ndërsa për herë të parë në vend të dytë kaluan italianët, me 9% të totalit. https://www.monitor.al/pushtimi-i-dyte-i-shqiperise-310-mije-italiane-ne-6-muaj-na-braktisin-serbet/

Rriten dhe daljet e shqiptarëve

Sipas INSTAT, Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Korrik 2023 janë 710.711. Krahasuar me Korrik 2022, ky tregues është rritur me 27,8 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3.734.813, duke u rritur me 21,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shpërndaje