Trush/ Rruga e pakalueshme prej ujit. Banorët: Nuk është bërë asnjë investim prej 30 vitesh…

Shpërndaje

Rruga “Mallamani” në brendësi të fshatit Trush në njësinë administrative Bërdicë është  e pakalueshme.Reshjet e rëna gjatë këtyre ditëve, si dhe mungesa e investimeve ka bërë që niveli ujit në këtë segment rrugor, me gjatësi rreth 400 m, të arrijë në 50 cm.

Banorët thonë se në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim prej 30 vitesh, ndërsa shtojnë se e vetmja mënyrë për të lëvizur janë çizmet dhe automjetet .

Rreth 50 familje që jetojnë në këtë zonë përballen thujase  çdo vit në stinën e reshjeve me këtë situatë.

Banorëve shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet, por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.

Shpërndaje