Atentat në qendër të Vlorës. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar mbi 15 herë breshëri kallashnikovi drejt 35-vjeçarit Delion Troqe.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetonte.
Të shtënat u dëgjuan nga kalimtarët e rastit dhe më pas u lajmërua policia.
Mësohet se Troqe ka qenë i përfshirë në një konflikt edhe në burg.
Ndërkohë, një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, e cila dyshohet se është përdorur nga 2 autorët.