Triumfi me 5 gola ndaj Vllaznisë, Cungu: Shpërdoruam shumë, ja kur kthehet Nuabueze

Shpërndaje

Laçi triumfoi me rezultatin 5-2 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore, trajneri i skuadrës kurbanase, Armando Cungu, foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, duke u shprehur:

“Pjesën e parë e nisëm mirë, arritëm të shënonim 2 gola. Shpërdoruam shumë, mund ta kishim mbyllur që në pjesën e parë, pjesa e dytë mund të ishte formalitet.

Futbolli nuk ka garanci. Në pjesën e dytë u pa një farë meshtësie duke i dhënë mundësi kundërshtarit që të na vinte në vështirësi. E rrezikuam në disa momente rezultatin. Në golin e 4-t u mbyll gjithçka. Gjithsesi iu gëzohem 3 pikëve.

Nga fillimi i ndeshjes 4 lojtarë të rëndësishëm të ekipit tonë nuk ishin prezencë, ashtu si me Teutën që nuk kishim 2 titullarë. Nuk janë pak 4 lojtarë. Nuk ishim të qartë në lojën tonë. Në pjesën e dytë pati vetkënaqësi. Futbolli i tillë është, duhet të ishim më konkret. Kishim edhe djem të rinj në fushë dhe lojtarë me cilësi të mira.

Në varësi të ndeshjes ne mundëm të harmoni ekipin. Nuabueze shpresojmë që të jetë në ndeshjet e fundit. I duhen disa javë terapi. Shpresoj të jetë prezent qoftë edhe 1 ndeshje ose 2”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

Shpërndaje