Treni me 120 km/h në Vorë-Hani i Hotit, projekti 243 mln € parashikon zgjerimin e hekurudhës…

Shpërndaje

Në Shkodër u zhvillua dëgjesa publike lidhur me ndërtimin e hekurudhës së re, linja Vorë-Hani Hotit, një projekt me vlerë 243 milion euro, financim i Bankës Europian për Rindërtim, BERZH.

Ekspertët paralajmëruan shembjen e objekteve që pengojnë zgjerimin e hekurudhës dhe mbylljen e kalimeve të paligjshme të ndërtuara në mënyrë kaotike 30 vitet e fundit.

“Momentalisht jemi diku tek 5,5 metra deri në 6 metër, te pjesa e gjerësisë së trashesë, ku do të shkojë diku te 6.6 metër. Nuk do të ketë më kalime të pasigurta duke rrezikuar jetën e njerëzve,” thonë ata.

Plani vuri në alarm banorët në afërsi të hekurudhës, duke patur dyshime se shtëpitë e tyre të ndërtuara 30 vitet e fundit do të prishen. Ndaj shpërthyen edhe në akuza.

“Tapitë që kam marrë i kam paguar paratë. I kam paguar lekët Edi Ramës, nuk ja kam paguar Bashkisë Shkodër,” tha një banor.

Shpërndaje