Merkata ne rus do ti nenshtrohet nje tjeter investimi restaurues nga ana e pushtetit vendor. Brenda 6 mujorit te pare te ketij viti Bashkia Shkoder ben me dije se do te permbylle kete investim në shërbim të tregtarëve dhe blerësve të shumtë të zonë së Rusit.
Një tjetër investim që do të realizohet thote Mema është ai i krijimit të tregjeve të lëvizshme në qytet. Duke marrë parasysh që Bashkia Shkodër ka në dispozicion të saj një sipërfaqe të limituar të hapsirave publike, është menduar që në zonat ekzistuese ku tregtohen produktet bujqësore të behen rikualifikime dhe vendosje të stendave të tregtimit ambulant.
Kështu është planifikuar krijimi i tregjeve ditore në Xhabije, në zonën e Isa Boletinit si dhe pranë Stacionit të Trenit.