Trefishohen vizitat në psikiatri, probleme mendore nga tërmeti, pandemia e varfëria

Shpërndaje

Pandemia e Covid-19, tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit dhe thellimi i krizës ekonomike janë tre shkaktarët kryesorë  që kanë ndikuar në çrregullimet emocionale dhe mendore të qytetarëve shqiptarë.

Specialistët e fushës thonë se këto faktorë kanë bërë që vetëm në një javë një psikiatër të trajtojë rreth 30 pacientë.

Por mjekët vërejnë se kërkimi i asistencës në klinika e spitale nga ana e pacientëve, duhet vlerësuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kërkuan ndihmë tek psikiatri .

Rreth 67 mijë persona. Prej tyre, rreth 20 mije janë nën moshën 14 vjeç, çka tregon se njerëzit janë ndërgjegjësuar duke thyer tabutë e duke iu drejtuar psikiatrit kur kanë probleme të shëndetit mendor ./vizionplus/

Shpërndaje