DVP Shkodër/Informacione paraprake
Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58 vjeçares.
Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.
Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.
Në vendin e quajtur Qafë Mugu, në Njësinë administrative Iballë, shtetasi B. K., 30 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.