Tre lojtarë të ekipit të Shënkollit në Lezhë dyshohet se janë infektuar me Covid-19. Ata kanë paraqitur temperaturë dhe janë izoluar në pritje të tamponit.
Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të klubit. Ndeshjen e fundit e kanë zhvilluar rreth 1 javë më parë në Orikum.
3 lojtarët kane patur kontakte me një ish- futbollist, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid pak ditë më parë.