
Në kuadër të takimeve me qytetarët dhe vlerësimit të trashëgimisë sonë kulturore, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, vizitoi një nga thesaret historike të Shkodrës – banesën e familjes Shurdha.
Postimi i kandidatit Hoti:
Në zemër të Shkodrës gjendet një ndër dëshmitë më të gjalla të historisë sonë: banesa e familjes Shurdha.
Faleminderit Zotni Ahmet Shurdha për mikpritjen dhe për pasionin me të cilin ruan kujtimet e një epoke.
Janë pikërisht këto histori që na japin forcë të ecim përpara, me respekt për të shkuarën dhe besim në të ardhmen.
