Transformimi i hyrjes së Shkodrës, lidhet kontrata – Rreth 480 mln lekë për riaktivizimin e polit social dhe ekonomik…

Shpërndaje

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka lidhur kontratën me kompaninë që do të kryejë punimet për transformimi urban në hapësira publike të hyrjes së qytetit të Shkodrës. Ky dikaster ka finalizaur tenderin e hapur 2 muaj më parë, teksa vlera e lidhur e kontratës është 479,15 mln lekë, pa TVSH, nga 500.57 mln lekë që ishte fondi limit I vënë në dispozicion.

Zbatimi i këtij projekti synon të riaktivizojë polin social dhe ekonomik të Shkodrës, duke përfituar nga kushtet natyrore të vendit dhe duke lidhur e promovuar tre aktivitetet kryesore strategjike, që janë: Rekreacioni, turizmi dhe ekonomia.

Sipas dokumenteve të tenderit, projekti ka gjashtë objektiva kryesore. Krijimi i një zone neutrale ekologjike që lidh marrëdhëniet midis liqenit dhe qytetit, krijimi i parkut publik më të madh të Shkodrës, si dhe krijimi i një rrjeti të rrugeve për këmbësorë dhe biçikleta që lidh natyrën, monumentet dhe rrugët piktoreske janë disa nga objektivët.

Gjithashtu, synohet krijimi i një pike takimi ikonë për ngjarjet publike, ndërtimi i një muzeu të ri, si dhe rindërtimi i portit të Shkodrës për zgjerimin e polit turistik me një rrjet lumor përgjatë ujit.

I gjithë projekti pritet të finalizohet brenda 16 muajsh nga nënshkrimi i kontratës, por gjithsesi referuar grafikut të punimeve ato nuk përfshijnë arritjen e gjithë objektivëve, duke sugjeruar se një tender i dytë do të hapet në vijim, në përmbushje të të gjithë projektit.

Ola Mitre / SCAN

Shpërndaje