Trajneri Shehi: Vllaznia është kundërshtari ynë për titull…

Shpërndaje

Orges Shehi është i bin dur. Skuadra e tij ësh të gati për rikthimin e kampionatit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i bardhebluve flet për afrimin e De Silvës, por edhe çfarë pret nga sfida me Vllazninë dhe rinisjen e sezonit ku Tirana është në vendin e parë.

Pesë pikë avantazh ka ekipi i Tiranës nga vendi i dytë, Kukësi. Tirana ka dy pikë më pak se Vllaznia, që sezonin e shkuar në javën e 15- të kishte 35 pikë dhe udhëhiqte kampionatin. Nga ana tjetër, Shehi ka 39 ndeshje si drejtues i Tiranës. Trajneri ka statistika speciale me 24 fitore, tetë barazime dhe 7 humbje.

Një test me Bylisin. Fituat me katër gola, por në fund cili është vlerësimi juaj për këtë sfidë?
Në fillim dua të them se zgjodhëm Bylisin për shkak se mendojmë që kjo skuadër është e fortë. Një kundërshtar shumë i mirë dhe që ka ritëm. Sigurisht që në kuadrin e fazës përgatitore dhe një ndeshje para nisjes së kampionatit kemi bërë gjëra të mira dhe gjendja fizike është aty ku duhet.

Me De Silvën që flitet si lojtari që vjen së shpejti, mund të themi që Tirana ka një sulmues më shumë?
Patjetër që ka një sulmues më shumë. Është një sulmues që e kemi kërkuar, plus që e njohim shumë mirë se çfarë di të bëjë. Plusi i madh është që merr një sulmues që e di shumë mirë se çfarë di të bëjë në fushë, përshtatja është shumë e lehtë.

Një javë para se të rinisë sezoni, si e shihni skuadrën tuaj dhe a është gati?
Skuadra është në gjendjen e optimale. Nuk do të jetë e lehtë, sepse vijmë pas fazës përgatitore dhe ritmi nuk është i njëjti siç e kishim në fund të sezonit. Ama shpresojmë që të bëjmë mirë për t’u futur në ritëm dhe që të bëjmë më mirë ndaj Vllaznisë që është kundërshtari ynë për titull.

Ju prekët Vllazninë…
E thashë edhe pak më parë. Është skuadër që ka kualitet. Pavarësisht pikëve, është kundërshtar shumë i fortë.

Do të jetë një pjesë e kampionatit më e vështirë se ai që skuadra la pas?
Patjetër që po. Sa kalojnë javët dhe puna vështirësohet. Kampionati ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Skuadrat nuk kanë bërë ndryshime të mëdha. Edhe merkatoja nuk ta jep këtë mundësi. Do të jetë një pjesë e nxehtë e sezonit, ajo që fillon të shtunën.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

Shpërndaje