Trajneri i Vllaznisë në volejboll për femra, Mikopula, shpërthen në akuza dhe jep dorëheqjen…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë në volejboll për femra Adrian Mikopula ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij ekipi.

Ky vendim i trajnerit Mikopula vjen pas dy shkresave zyrtare të vetë volejbollisteve të Vllaznisë pas problemeve të fundit të ndodhura në këtë ekip. Trajneri Mikopula akuzon se volejbollistet janë detyruar forcërisht që të firmosin ato shkresa

Ish trajneri Mikopula tregon se në bashkinë Shkodër lidhur me problemet tek ekipi i volejbollit të femrave është ngritur një komision disiplinor i cili ndër të tjera ka vendosur një vërejtje paralajmëruese për Mikopulën që trajneri e quan absurde

Tashmë Mikopula ka bërë një kallëzim në prokurorinë e Shkodrës lidhur me akuzat dhe pretendimet që ai ka gjatë kohës që ishte pjesë e Vllaznisë

Problemet në ekipin e femrave të volejbollit tek Vllaznia kanë nisur që në janar të këtij viti dhe kanë vijuar gjatë mes shumë diskutimesh e debatesh për të ardhur deri në ditët e sotme, çështje e cila nuk është mbyllur ende dhe vijon me akuza të ndërsjellta.

Shpërndaje