Trajneri i portierëve të Vllaznisë Ideal Lekiqi, ka përgëzuar djemt e skuadres pas fitores ndaj Lacit dhe sigurimit të finales së Kupës së Shqipërisë.
POSTIMI I LEKIQIT NE RRJETIN SOCIAL FACEBOOK:
Bravo djem,me shpirt Bravo..Sakrifikuat dhe ja ku jemi dhe kjo është meritë vetëm e juaja për mundin,sakrificën dhe përkushtimin tuaj në çdo ditë,në çdo situatë dhe vetëm ne që jemi çdo ditë me ju e dimë se sa djersë keni derdhur për kto momente të bukura që po i jepni qytetit dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm.Shumë gojë janë mbyllur,shumica nga kënaqësia që po ju jepni dhe disa të tjera nga smirllëku të cilët fërkonin duart nga një moment jo i juaji por un sot dua tju them atyre vetëm “FALEMINDERIT” sepse veç na bëni më të fortë,fatmirësisht nuk keni asgjë tjetër në dorë përveç tastierës së telefonit tuaj.Jemi në finale te Kupës së Republikës dhe kandidat potencial për titullin Kampion prandaj edhe një sforco të vogël për sprintin final,se Shkodra dhe njerzit e mirë të saj që fatmirësisht i ka me shumicë do tjua dijë për nder.#Përjetëkuqeblu..