Studentët e zgjodhën përfaqësuesin e tyre më të pëlqyer. Dhe si premtim Sead Bushati, trajneri i ekipit të Tiranës dhe ekipit Kombëtar të Boksit mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet e Bordit të Administrimit të Universitetit të Sporteve ku dhe fitoi ndaj 11 pedagogëve të tjerë në garë.
“Të them të drejtën studentët ishin motivi ynë në këto zgjedhje. E prisja mbështetjen nga studentët. Jam dhe i surprizuar që ishin me aq dëshirë të madhe që të më rendisnin të parin dhe për këtë dua t’I falenderoj. Kam një lidhje që i dua forte dhe kjo më bën mua të ndihem shumë mirë dhe ky vlerësim është gjithçka për mua.”- tha Bushati.
Në rrugëtimin e tij 16 vjeçar si pedagog boksi në Universitetin e Sporteve, trajneri tregon që urren barrierat me studentët. Ndaj ka zgjedhur të jetë miku i tyre. Dhe nëse Ministria e Arsimit do të vendos vullnetin e studentëve Sead Bushati ka një premtim për ta.
“Premtoj që çdo interes dhe kërkesë e tyre do të shkojnë në maksimumin e mundshëm që student të jetë përfitues për gjithçka lidhet me Bordin e Administrimit.”- u shpreh ai.
Njëjtë sikur fëmijë, 11 vjeç kur nisi boksin, edhe sot Bushati, ka emocione. Pasioni për atë çfarë bën e ka drejtuar gjatë gjithë karrierës.
“Dua të përmend rezultatet më të rëndësishme të karrierës si trajner. Me Jurgen Uldedaj, sot boksier profesionist shumë i dalluar dhe kampion bote deri në moshat 24 vjeçare. Ka qenë sportisti im që në vogëli dhe ka arrit dy here të dali i treti në Europë me medalje bronzi me moshat 16-vjeçare dhe 18-vjeç. Suksese të tjera të rëndësishme janë Kampionati Ballkanik 2021 në Kroaci ku boksierët e rinj Denis Nurja dhe Alban Beqiri arritën të shpalleshin kampion Ballkani dhe Indrit Laçi po ashtu nënkampion Ballkani. Suksesi historik që ka pas Shqipëria ndonjëherë në sportin e boksit është suksesi i Alban Beqirit i cili është dhe student i Universitetit të Sporteve.”- u shpreh Bushati.
Sead Bushati është autor i shumë studimeve shkencore në disiplinën e boksit te botuara në revista prestigjoze nderkombetare te sportit. M.Q.//ReportTv.al