Një familje e tërë u shua nën rrënojat e banesës së tyre në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës.
Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç, do të dërgohen në banesën e fundit pas mesditës.
Familja me origjinë nga Mirdita humbi jetën në rrënojat e banesës së tyre në Durrës. Për vajzën, Kristi Reçi, ka pasur një vërshim komentesh prekëse nga miqtë dhe kolegët. Kristi ishte studente mjekësie dhe ajo ishte e para që u nxorr nga rrënojat e tërmetit fatal.