Katër persona janë konfirmuar të vdekur në incidentin e kanalit të La Manshit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar katër viktima nga përmbytja e një gomoneje në afërsi të brigjeve angleze në Dover.
Një zëdhënës tha se autoritetet u njoftuan për incidentin në orën 3.05 të mëngjesit ndërsa u dërguan menjëherë ekipet e shpëtimit.
“Pas një operacioni të koordinuar kërkim-shpëtimi të udhëhequr nga Rojet Bregdetare HM, me keqardhje ju njoftojmë se ka pasur katër vdekje si rezultat i këtij incidenti. Hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thanë ata.
Më herët, një burim qeveritar tha se 43 njerëz ishin shpëtuar – megjithëse nuk është e qartë nëse ndonjë nga katër viktimat ishte në mesin e atyre që fillimisht u shpëtuan gjallë.