Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin e kryeqytetin. Një amerikan mbyti me litar bashkëshorten e tij këtë të hënë në shtëpinë e tyre në Tiranë. Pas saj mbyti edhe dy qentë e familjes e më pas u vetëvra, po me litar.
Bëhet me dije se viktimat janë Indah Lilis Sartika Saragih dhe Matthew James Wertz, 55-vjeç. Ky i fundit punonte si pedagog në një shkollë private në kryeqytetin shqiptar.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.
Çifti amerikan jetonte në një shtëpi në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.