Kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi në një takim me strukturat e qytetit të Shkodrës tha se bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 14 majit do ta fitojë kandidati i PS Benet Beci dhe se PSD do të marrë 15 anëtarë të këshillit bashkiak.
Suada Selimaj, aktualisht anëtare e këshillit bashkiak të Shkodrës prezantoi kandidatët e PSD për këtë këshill. Dy prej kandidatëve të PSD për këshillin bashkiak të Shkodrës Jetmira Rraboshta dhe Rezarta Pode u shprehën se Partia Socialdemokrate është zgjedhja e duhur.
Dy deputetët e PSD për qarkun Shkodër Meri Markiçi dhe Gledis Çeliku deklaruan se vota për Benet Becin dhe socialdemokratët është votë për ndryshimin e Shkodrës.
Të pranishmit i dhanë mbështetjen e plotë kreut të PSD Tom Doshi dhe kandidatëve për këshillin bashkiak të kësaj force politike në zgjedhjet vendore të 14 majit.