TOM DOSHI NË OBLIKË: TË BASHKUAR FITOJMË…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit me banorë të asaj zone. Doshi deklaroi se përpara zgjedhjeve vendore e gjithë Oblika është e bashkuar për të votuar PSD-në për këshillin bashkiak dhe kandidatin e PS për bashkinë Shkodër Benet Beci.

Kandidatja e Partisë Social Demokrate për këshillin bashkiak të Shkodrës Suada Kopshti i bëri thirrje të gjithë banorëve të Anës së Malit që në zgjedhjet vendore të 14 majit të votojnë numrin 8-të, PSD-në.

Banorët e Oblikës në njësinë Ana e Malit i dhanë mbështetjen e tyre Partisë Social Demokrate dhe kreut të kësaj force politike Tom Doshi.

Shpërndaje