Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive për këshilltarë bashkiakë në Shkodër, ku PS ka qenë lehtë në avantazh në krahasim me koalicionin Bashkë Fitojmë, por edhe PSD-në e Tom Doshit, e cila në disa prej qyteteve të veriut ka marrë një mbështetje të madhe.
Në Shkodër Doshi ka siguruar 12 mandate në këshillin bashkiak, në raport me 18 që ka Partia Socialiste, 13 Bashkë Fitojmë, dhe 5 Partia Demokratike. Me një mandat do të përfaqësohen në Këshillin Bashkiak të Shkodrës edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë si dhe Fryma e re Demokratike.
Sa i takon garës për kryetar bashkie, Benet Beci arriti që të triumfonte për herë të parë për socialistët në Shkodër, me një diferencë të madhe votash, afro 12 mijë, në raport me kundërshtarin e tij Bardh Spahia.
Shkodra sipas kryeministrit Edj Rama do të jetë dhe Bashkia që do të marrë vëmendjen dhe mbështetjen më të madhe nga qeveria, menjëherë pas nisjes së punës nga socialistët.