Tjetër murale në Shkodër/ Në total priten të realizohen edhe 5 murale të tjera…

Shpërndaje

Pas përfundimit të dy muraleve në lagjen “Partizani” në Shkodër,

një tjetër murale e punuar me mjeshtëri nga artistët e Shkodrës i është shtuar qytetit të Shkodrës .

Kësaj radhe gjithçka i dedikohet poetit Ndre Mjeda, pikërisht pranë shkollës që mban emrin tij.

Këto murale janë ideuar në përshtatje dhe me urbanistikën dhe zonat ku janë vendosur.

Financim i Fondit Shqiptar për Zhvillim ,  kontraktori DION AL po kryen zbatimin e kontratës, ku veçmas sistemit kapotë  janë parashikuar edhe 8 piktura murale.

 Në  bashkëpunim me degën Artistike të Bashkisë  janë paracaktuar Bocetat dhe vijon puna për përfundimin e tyre.

Shpërndaje