Tjetër aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një person mbeti i plagosur…

Shpërndaje

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjence për ndihmë mjekësore në spital.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur. Në të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.

Shpërndaje