Mrekullitë ndodhin dhe këtë na i ka treguar më së miri 52-vjeçarja nga Prishtina e cila ka sjellë në jetë vogëlushen e saj në Maternitetin “Koço Gliozheni”në Tiranë.
Alea e vogël ka fituar betejën për jetën dhe ka lumturuar nënën e saj infermiere.
Teksa është bërë nënë për herë të parë, 52-vjeçarja nuk ka ditur ta shprehë me fjalë për lumturinë e madhe që ndjen dhe ka falenderuar stafin për shërbimin që i kanë ofruar në këtë sfidë shumë të madhe për të dhe për vogëlushen.
Ky lajm i bukur është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Lajm i bukur
52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë
Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja krah videos ku shfaqet Alea e vogël bashkë me mamin e saj.