Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur pak para mesnate në Tiranë, pranë kodër-kasharit.
Mjeti ku udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe për pasojë tre pasagjerët kanë humbur jetën në vend.
Drejtuesi i mjetit në 27-vjeçar ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.