Tirana dhe Vllaznia do e luajnë finalen e Superkupës së Shqipërisë më datë 7 dhjetor 2022. Ndodh për herë të parë, që një ndeshje e tillë të luhet gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Në këtë takim Tirana vjen si fituese e kampionatit shqiptar në sezonin 2021/22.
Në anën tjetër Vllaznia ja doli të fitojë Kupën e Shqipërisë përballë Laçit me rezultatin 2-1 pas 120 minutave lojë. Kjo ndeshje njihet si klasikja e futbollit shqiptar dhe pritet të dhurojë mjaft emocione brenda fushës së blertë dhe nga mijëra tifozë në shkallët e stadiumit