Kukësi mposht Tiranën me rezultatin 2-1. Sfida e javës së 9-të të Superligës e luajtur në Shkodër u mbyll me fitoren e verilindorëve që i shkaktojnë humbjen e parë në kampionat Tiranës. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi asnjë gol pasi skuadrat u treguan të kujdesesshme, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Kukësi që gjeti golin e parë. Milunivic në minutën e 51-të mposhti Bekajn, ndërsa Tirana barazoi në minutën e 83-të me Seferin.
Sulmuesi bardheblu gjuajti saktë nga penallti që u akordua me VAR. Kukësi nuk u pajtua me barazimin dhe në minutën e 8-të, Edi Basa godet nga distanca duke shënuar një supergol. Me këtë gol të shënuar mbyllet edhe ndeshje me Kukësin që merr 3 pikë të rëndësishme, i shkakton humbjen e parë Tiranës dhe rihap kampionatin. Me këtë 3 pikësh, verilindorët renditen në vendin e 2-të me 17 pikë, ndërsa Tirana në vendin e parë me 20 pikë.