Tifoz i Vllaznisë dhe lidhja me Partizanin, Duka: VAR-i po vjen në Shqipëri

0
132

Inagurimi i “Air Albania” është një ngjarja më e madhe e futbollit shqiptar. Padyshim që ai stadium i ri dhe që bëri jehonën në gjithë mediat e Europës, ishte një dëshmi e qartë për një rritje të këtij sektori, por njëkohësisht edhe një shpresë për të ardhmen.

I ftuar në “RTSH Java” është edhe presidenti Armand Duka. Në një rrëfim të hapur dhe pa lënë shumë për interpretim, ka treguar hapur investimin e bërë në këtë stadium, por edhe për derbin e kryqytetit që mund të luhet në këtë arenë.

“1001 probleme ka çdo vepër, ndërsa kjo që është vepër e madhe, mund të ketë edhe më tepër. Por duhet të themi se është ndërtimi më i madh në Shqipëri. Çdo njeri që ka hyrë në stadium atë mbrëmje nuk kanë menduar se është në Shqipëri. Kam menduar në momente emocionale dhe zhgënjyese të Shqipërisë, objektivi të paarritur për largimin tim. Por kanë qenë më shumë emocionale sesa produkt i një objektivave të paarritur. Duke parë pamundësinë për të luajtur ndeshje të nivelit të lartë në stadiumin që ishte në Tiranë, kemi iniciuar dhe kemi bërë shumë tentative që ishin të dështuara. Projekti dhe buxheti i shtetit ka kontribuar 0, madje bashkia e Tiranës ka fituar edhe 3 milionë euro.

FSHF ka investuar 10 milionë euro dhe TVSH-në, që duhet të na e kthejnë këtë të fundit. Ndërkohë investitori privat nga ana tjetër ka bërë pjesën tjetër, ku ka kërkuar edhe ambientet tregtare dhe kullën. Pra më mirë nuk mund të bëhej në këtë kushte, kur shteti nuk hedh asnjë lekë. Unë prisja që ato media që vunë në dyshim ndeshjen me Francën dhe thanë se nuk do të luhej në “Air Albania” të kërkonin falje për keqinformim, por nuk e kanë bërë akoma. Kemi përjetësuar edhe 4 emra në stadium, që janë njerëz që i kanë dhënë futbollit, apo edhe një personazh lufte që ka sërish lidhje me futbollin. Derbi i Shqipërisë mund të zhvillohet në “Air Albania”, nëse fusha do të jetë plotësisht gati. Unë marrëdhëniet i kam të mira me Ramën, sa i përket Braçes, është tifoz i asaj ndeshje të humbur te Federata. Për ato thirrjet të “Rama IK”, nuk kam asgjë, por ta bëjnë në një bulevard duke protestuar, jo në stadium. Unë i prisja kritikat edhe për këtë stadium, pasi gjithmonë ka vend për detaje të vogla dhe që njerëzve që mund t’u pëlqejnë sipas gustove të tyre. Por unë pashë njerëz të lumtur, duke bërë fotografi dhe të qeshur. Apo njerëz duke pirë birrë në stadium, që nuk ndodhte më parë.

Për t’u kthyer te tema e një finaleje Superkupe që mund të luhet në “Air Albania”. Presidenti i UEFA-s u tregua dashamirës për ne dhe kjo nuk është pak. Pra u mor ai premtimi dhe do të jetë transparente zgjedhja. Brenda tre viteve të ardhshme kemi shumë shanse. I kam dëgjuar kritikat se jam kundër Partizanit, por nuk është e vërtetë. Babai im ka qenë futbollist dhe tifoz i Partizanit. Nuk kam asgjë kundër atij klubi, megjithëse jam tifoz i Vllaznisë.

Sa i përket dënimit të Skënderbeut, po ua kam thënë edhe të tjerëve. Në rregull, shumë mirë që e dënuat, por a nuk ka ndonjë rast tjetër në Europë? Sa i përket dyshimeve për trukim, ka 0 raste të dyshimta për këtë vit. Kjo funksionon kështu që Betradar dhe UEFA na tregojnë bastet dhe paratë e shpenzuara në një takim. Nëse rezultojnë shumë të suksesshme, atëherë kjo tregon se ndeshja është e dyshimtë. Por kjo nuk ka ndodhur në këtë kampionat.

VAR-i do të aplikohet në Shqipëri në kampionatin 2021-2022. Kërkohet kjo kohë për implementimin dhe përgatitjen e burimeve njerëzore dhe investimi i infrastrukturës që do të jetë, por pa harruar edhe përgatitjen e arbitrave. Shqipëria është vendi i keq me legjislacionin për sportin dhe ndihmën që i vjen nga buxheti i shtetit. Madje është shumë qesharak, për ta thënë saktësisht në 600-700 mijë euro në vit për të gjitha sportet. Ndërsa vetëm Kosovë e ka 10 milionë euro këtë buxhet. Paketa për ligjin e sportit nuk ka asnjë lidhje me atë që ne kemi kërkuar mesa shoh”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

PËRGJIGJU