Thriler në Greqi: Ishte zhdukur prej pesë muajsh, gjendet i varur shqiptari 26-vjeçar

Raportohet se një gjuetar ka gjetur të varur ditën e djeshme në mëngjesin e 26 dhjetorit 2019, një 26 vjeçar shqiptar. Mediat vendase thonë se ai u gjet i varur në një pemë afër varrezave Kalamoti nga gjahtar. Trupi i viktimës kishte kohë që gjendej i varur dhe se ishte dekompozuar shumë.
Zhdukja e 26-vjeçarit shqiptar ishte publikuar edhe më parë si në mediat shqiptare, por duke u nisur nga publikimi i fotografisë më parë behet fjalë për Lorenc Meta, i cili kërkohej që nga 26 Korriku i ketij viti.

Gazetar/ Shpëtim Zinxhiria