Kreu i pankinës së Vllaznisë edhe pas largimit te Dajes nga Parizani dhe Ndreut nga Kastrioti konfirmohet si ai që nuk ka lëvizur që nga sezoni i shkuar. Trajneri gjerman po ashtu si Daja është ulur në krye të Vllaznisë që në sezonin e shkuar.
Në një moment ku mori një ekip që vuante prej vitesh dhe i bëri të luanin një lojë moderne dhe rezultative, ku madje Vllaznia mori edhe një trofe si kupa e Shqipërisë.
Kjo pasi besimi ndaj tij nuk është lëkundur kurrë pavarësisht disa rezultatve jo të mira ndonjëherë. Tashmë Brdarić e ka vendosur një “rekord” në Superligë duke qenë me jetë gjati në drejtimin e një skuadre të kampionatit.