
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, vijon mesazhet e forta nga terreni, këtë herë nga Vau Dejës. Me tone të qarta dhe të vendosura, ai dënon ndikimin negativ të grupeve të caktuara dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkohen për ta larguar të keqen që ka zënë vend në këtë bashki.
Postimi i Luçiano Boçit:
Në Vau Dejës, ku e keqja është munduar të shtyjë me brryl. Kjo e keqe e ka një emër, e ka një grup, e ka një fytyrë. Do ta nxjerrim jashtë mureve të Vau Dejësit. Ajo që ne na bashkon, ata i frikëson: shumica e njerëzve të zakonshëm. #VauDejësMadhështor
