Një lokal bar-kafe, në rrugën “Niko Avrami”, i cili më parë ishte gjobitur në kuadër të masave të Covid-19, është konstatuar sërish i hapur nga uniformat blu.
Administratori i lokalit, shtetasi me iniciale F.B, kësaj radhe është ndëshkuar me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.
Një javë më parë, po nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr. 4, një tjetër lokali, në pronësi të shtetases R. F., në rrugën “Sadik Petrela”, iu bllokua aktiviteti për 6 muaj.
Policia bën me dije se në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë akt normative.