Theu masën ‘arrest shtëpie’, ndalohet 22-vjeçari në Muriqan…

Shpërndaje

Një 22-vjeçar është ndaluar nga policia kufitare e Muriqanit pasi nga verifikimet u zbulua se i riu kishte thyer masën ‘arrest shtëpie’ të caktuar ndaj tij.

Kjo masë i ishte vendosur për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.

”Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin R. Rr., 22 vjeç, banues në Durres, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, njofton policia.

Shpërndaje