Teuta Shala Qyteza, emërohet zëvendëskryetare e Bashkisë Shkodër. Teuta Shala Qyteza, është emëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, si zëvendëskryetare e Bashkisë Shkodër.
Zonja Qyteza vjen në këtë eksperiencë të re, në pushtetin vendor pas angazhimit disa vjeçar në Drejtorinë e Doganave në Shkodër, ndërsa ka qenë edhe kandidate për deputete në vitin 2017. Ajo ka nisur detyrën ditën e sotme ndërkohë që mësohet se zonja Qyteza, do të këtë si kompetencë shërbimet sociale, por edhe fushën ekonomike të Bashkisë Shkodër.
Tashmë, ashtu siç ishte përcaktuar edhe në strukturën e re të Bashkisë Shkodër, plotësohet edhe numri i 3 zëvendëskryetarëve të Bashkisë Shkodër, ku janë Onid Bejleri, Rudin Beka dhe zonja Teuta Shala Qyteza.