Teuta mposht Tiranen dhe fiton Kupen e Shqipërisë…

Shpërndaje

Kupa e Shqipërisë shkon në duart e Teutës.

Skuadra durrsake mundi në finalen shekullore të “Air Albania Stadium”, Tiranën, me rezultatin 2-0 duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshëm sezonin e saj në vitin e 100 vjetorit të themelimit dhe duke vulosur pjesëmarrjen në Europa League.

Hoxha dhe Vila ishin ata që shuan ëndrrën e bardhebluve për të kurorëzuar një sezon perfekt me dopietë trofesh me Tiranën që ashtu si Teuta këtë fit mbush 100 vjeç.

fillimi i kësaj finaleje ishte shokues për skuadrën kampione të vendit që e pa veten në disavantazh që në minutën e dytë me anë të Rustem Hoxhës pas një goditje këndi. Ishte ky një gol që i dha shumë zemër Teutës në minutat e para me skuadrën durrsake që iu afrua edhe golit të dytë me Emiliano Vilën. Gjithsesi Tirana përpiqet të reagojë dhe krijon rastet e saj me Torasën, por bardheblutë e kanë të vështirë të mposhtin portierin Stivi Frashëri dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për Teutën.

Në pjesën e dytë, Tirana regjistron shanse të tjera të shënimit të golit të barazimit, por ajo që e fjeti atë ishte përsëri Teuta. Lorenco Vila përfitoi nga një gafë e Kristi Vangjelit për të dërguar topin në portën e kampionëve të Shqipërisë dhe për të çuar në 2-0 rezultatin e ndeshjes që i mbylli praktikisht llogaritë e kësaj finaleje. në fund Teuta ngriti trofeun e këtij kompeticioni që ishte i 4 për të dhe Tirana konfirmohet si ‘hajmalia’ e skuadrës bregdetare përsa i përket finaleve

Shpërndaje