Tetë fëmijë nga Durrësi nisin mësimin në Velipojë

Shpërndaje

Tetë fëmijë nga Durrësi të strehuar në Velipojë kanë nisur procesin mësimor.

Ata janë dërguar në shkollën “Gjergj Vat Martini”. Ndërsa 8 fëmijë të tjerë nuk kanë pranuar të nisin procesin mësimor.

Fëmijët janë marrë me furgon në ambientet ku janë strehuar dhe më pas janë dërguar në shkollë.

Në Velipojë raportohet se janë strehuar në një hotel, në pronësi të Zyhdi Danit rreth 100 qytetarë nga Durrësi.

Shpërndaje