Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë njoftoi se do të dërgojë një ekip në Shqipëri për të ndihmuar në punimet e kërkimit dhe shpëtimit në rajon, pas tërmetit shkatërrues, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Një ekip i shpëtimit, tre automjete, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor dhe një avion i Forcave Ajrore Turke do të dërgohen në Shqipëri për të ndihmuar në punimet e kërkimit dhe shpëtimit në rajon, pas tërmetit me magnitudë 6,4 ballë”, thuhet në njoftim.