Tërmeti me magnitudë 3.7 godet vendin…

Shpërndaje

Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Tërmeti ka qënë me thellësi 5 km dhe me epiqendër 4 km në juglindje të Maliqit, Korçë.

Lëkundja ka qënë e fortë dhe ka krijuar panik te qytetarët. Ajo është ndjerë rreth orës 06:30 të orës lokale.

Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Shpërndaje