TERMETI/ Kryeministri Edi Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Një ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme kabinetin qeveritar.

Teksa ka bërë bilancet e humbjeve në njerëz, kreu i qeverisë pohoi se 45 persona janë shpëtuar nga rrënojat, duke u nxjerrë të gjallë, ndërsa shtoi se dita e djeshme ka qenë ndër momentet më të errëta.

Po ashtu kryeministri bëri me dije se sot do të shpallet ditë zie, në nder të viktimave që humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës rihter.

“Tërmeti sfidues për shoqërinë tonë, për shtetin tonë, qeverinë tonë dhe në tërësi për kombin tonë. Pa asnjë ekzagjerim më duhet të nënvizoj qysh në fillim reagimin e menjëhershëm dhe domethënës të të gjithë këshillit të ministrave dhe po ashtu të trupave të emergjencave civile, të policisë së Shtetit, të forcave të Armatosura dhe Urgjencës Kombëtare.

Ka qenë një ndër momentet më të errëta të jetës sonë. Mund të thuhet me plot gojën se nga të gjithë njerëzit nën uniformë të shtetit shqiptar është bërë një punë heroike”, deklaroi Rama.

Shpërndaje