Tërmeti i 26 nëntorit, ja kush përfiton leje ndërtimi të përshpejtuar

Shpërndaje

Prej së enjtes në të gjithë njësitë ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, kryetarët e bashkive kanë marrë të drejtën për të dhënë leje ndërtimi të përshpejtuar.

Sipas vendimit të qeverisë, për të bërë një kërkesë të tillë duhet të paraqitet  është lloji i ndërtesës që do të zhvillohet dhe certifikata e pronësisë.

Janë pesë raste kur mund të merret leje e përshpejtuar, ndërtime të reja në zonat e dëmtuara, rindërtimi, rikonstruksioni dhe riparimi i ndërtesave që kanë pësuar ose jo ndryshim vëllimi , ndërtimi apo rikonstruktimi i infrastrukturës publike dhe prishja e ndërtesave të dëmtuara që përbëjnë rrezik për jetën nëse nuk kryhet një ndërtim i ri.

Për tu bërë pjesë e procesit duhen dorëzuar një paketë dokumentesh që kanë të bëjnë me akt konstatimin, të drejtën pasurore, planin e vendosjes së ndërtimit , projektin dhe relacionin , grafikun praprak dhe afatin e punimeve, preventivin e bazuar në koston mesatare të ndërtimit , deklaratën e projektuesit të licensuar, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe Sigurinë e projektuesve,

 Të drejtën për firmosjen e lejeve do ta kenë kryetarët e bashkive ndërsa procesi do të zgjasë 10 ditë. Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit rreth 6 mijë banesa janë shpallur të pabanueshme dhe 72 objekte janë shembur.

Mbi 10 mijë persona janë vendosur në çadra ndërsa mbi 3 mijë u strehuan në hotele.  

Shpërndaje