Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore këtë mëngjes. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet, rreth 64 km në lindje të Rimini. Tërmeti u ndje nga popullsia në Marche, Abruzzo, Lazio dhe Emilia Romagna dhe rajone të tjera italiane, mëngjesin e sotëm në orën 07:07.
Kontrollet e para në ndërtesa janë duke u zhvilluar, por aktualisht nuk ka shembje të mëdha apo të lënduar apo viktima.
Më pas kanë ndodhur të paktën edhe 6 goditje të tjera sizmike me epiqendër në Italinë qendrore dhe në Adriatik.