Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës së kandidatëve që dorëhiqen i shtohet edhe Genc Doçi, kandidati bashkisë Kurbin, gjithashtu edhe Ibrahim Bruka kandidati i bashkisë Vorë.
Së fundmi bëhet me dije se edhe kandidati për Bashkinë e Lezhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit.